Aktualitet

Kush është Sokol Hoxha, mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin në Itali

Të mërkurën në Itali u regjistrua një aksident tragjik. Një ambulancë u përplas me një autobus që transportonte fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, përgjatë rrugës kombëtare SS73 midis Urbinos dhe Fermignano. Për pasojë ndërruan jetë 4 persona që ndodheshin në ambulancë dhe u plagosën 7 persona që ndodheshin në autobus.

Në mesin e viktimave është mjeku 42-vjeçar nga Elbasani, Sokol Hoxha, Stefano Sabbatini shofer i amulancës, Cinzia Mariotti di Acqualagna, infermiere) dhe pacientin që po transportohej me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi. Në autbosuin që u përplas me ambulancën ndodheshin 30 fmëijë të moshës 7 deri në 13 vjeç. Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros, dy fëmijë dhe dy shoqërues, dhe tre në atë të Urbinos 2 fëmijë dhe një shoqërues.

Ambulanca po lëvizte pjesërisht në korsinë e kundërt në një kthesë brenda tunelit, duke u përplasur fuqishëm me autobusin. Këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”

TRENDING

Exit mobile version