Pinknews

Kush është vajza me të cilën kaloi festat Armando Broja, pas ndarjes me të fejuarën shqiptare?

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja e kaloi natën e ndërrimit të viteve, në praninë e të dashurës së tij.

Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja.

Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të cilën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm.

Edhe pse me ekipin e tij Çelsi gjërat nuk po i shkojnë mirë, të paktën në dashuri situata duket më e mirë për Brojën.

TRENDING

Exit mobile version