Aktualitet

Kush po kërkohet? FNSH zbarkon në Fushë Krujë e Rinas

Kur kanë kaluar shumë pak orë që nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja me pistoletë në brez, Policia e Shtetit duhet se kërkon të tjerë të personazhe të botës së krimit. Edhe sot, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në zonën Fushë Krujë-Rinas.

Disa furgona policie ndodhen në zonë që prej orës së parë të mëngjesit të sotëm, konkretisht bëhet me dije se janë mbi 6 furgonë të FNSH-së së Durrësit dhe Tiranës të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e aeroportit të Rinasit. Por ende nuk dihet se kë po kërkojnë dhe cila është shënjestra e radhës.

TRENDING

Exit mobile version