Kosova

Kush po shtin frikën/ Dora e Vuçiç zgjatet mbi uniforma

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se ndan shqetësimin e institucionit për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Ai u shpreh se është në interes të vetë komunitetit shërbimi i këtyre zyrtarëve dhe theksoi se ata duhet ta bëjnë punën e tyre pa frikësime të brendshme apo të jashtme

Për këtë çështje, ka folur dje edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se deri më tani – në bazë të informatave të fundit nga organet e sigurisë që ajo ka – kanë dhënë dorëheqje shtatë zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Sipas saj, autori i këtyre dorëheqjeve është Beogradi dhe ka kërkuar nga ndërmjetësit ndërkombëtarë që kur të dënojnë aktin të dënojnë edhe autorin.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jetë prej komunitetit etnik serb. Presioni ndaj policëve vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i akteve të jetë i shoqeruar me dënimin e autorëve. Ai eshte ne Beograd dhe ka nje emer – Aleksander Vucic” – deklaroi Osmani

TRENDING

Exit mobile version