Shkrime

Kush po tund armët te dera e Këshillit të Europës

Që sot, më së voni të mërkurën, do të dihet nëse Këshilli i Evropës vërtet, siç pretendon Prishtina zyrtare, do të votojë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, edhe pse është e paqartë nëse do të jetë anëtare e asociuar apo me të drejta të plota.

Beogradi zyrtar thotë se ka tashmë aleatë në Evropë që do t’i thonë “jo” Kosovës në KiE dhe Rezolutës për Srebrenicën në OKB.

Po a mjafton kjo apo do të jetë një mbulesë për diplomacinë serbe, sepse presidenti i Serbisë duke pranuar verbalisht propozimin franko-gjerman, iu angazhua Perëndimit që të mos pengojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare.

Si do të ndikojnë dronët iranianë në qiellin izraelit gjatë fundjavës dhe komplikimet e reja të armatosura në Lindjen e Mesme, situata reale në fushën e betejës ukrainase si dhe rishpërndarja e fuqisë botërore.

Në “shkallët e shtëpisë me emër Këshilli I Europës”, duket se rolet janë të ndara, me ndihmën e miqve të huaj, të përgatitur mirë.

Për momentin Çështje tjetër e nxehtë është edhe regjistrimi i popullsisë në Kosovë, të cilin serbët po e bojkotojnë, si dhe bojkot-drama rreth referendumit për tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet në veri të Kosovës.

Po kush po tund armët te dera e Këshillit të Evropës?

Nga Prishtina po vijnë sinjale se qeveria e Albin Kurtit, e lavdëruar shumë për regjistrimin kadastral të pronës së manastirit të Deçanit, sipas serbëve,  pas tetë vitesh refuzim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka premtuar se më 10 maj, në të njëjtën gjykatë do te dërgojë Projekt Statutin e asociacionit te komunave me shumice serbe, i cili është hartuar nga BE-ja. Natyrisht, nuk ka garanci se drafti do të pranohet.

Zyrtarët kosovarë pohojnë se Kosova, e cila është statistikisht më e sigurt se Londra, ende kërcënohet nga Serbia.

Mediat gjermane vlerësojnë se Kurti po ngutet dhe se Vuçiç po “blen kohë” derisa Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse gjoja “ka mbështetjen amerikane pavarësisht situatës së të drejtave të njeriut dhe diktaturës në Serbi për aq kohë sa ai i shet armë Ukrainës.

TRENDING

Exit mobile version