Politike

“Kuvendi pushoi së qenuri çmenduri..”/ Rama: U fol për pazare me non-grata

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e Asamblesë së PS-së edhe për paktin e fundit në Kuvend me Rithemelimin.

Kryeministri u shpreh se “mazhoranca duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Për vendin ky është një moment kur reformat po japin rezultate. Ky është momenti për të mos u ndalur, për të rritur shpejtësinë duke nxitur një dallgë të re reformash. Kjo shkon në një linjë me kërkesat e fazës së re të integrimit evropian. Suksesin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha Rama.

Sipas tij “Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjali do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë”, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version