Kosova

Ky është KURTHI VDEKJES, çfarë manipulimi po përgatitet në Këshillin e Evropës

Kryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, bëri me dije se po përgatitet manipulim në lidhje me votën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse disa vende nuk janë të gatshme të votojnë përkundër raportit pozitiv të Dora Bakojanis.

Daçiç, për TV Prva, ka deklaruar se tani Perëndimi ka ardhur me idenë që Prishtina për t’u pranuar në Këshillin e Europës, duhet të bëjë diçka për Bashkimin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Dhe çfarë vendosën? Që duhet ta dërgojnë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë do të thotë të dërgohet? Si do të përgjigjet Gjykata Kushtetuese? Pavarësisht se çfarë, ata do të hyjnë në Këshillin e Evropës. Me kë po tallen ata në Perëndim”- pyeti Daçiç duke shtuar se Kosova ka gënjyer me gjithçka që ka premtuar.

“Tani shtrohet pyetja për besueshmërinë e tyre, por edhe çfarë na mbetet neve. Gjithsesi Serbia do të luftojë” – tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç po ashtu tha se votat për Kosovën nuk mund të kalojnë në OKB sepse, siç kujtoi ai, ka më pak shtete që e kanë njohur pavarësinë, e në mesin e tyre ka nga ata që nuk e votojnë Kosovën.

Gjithashtu sipas Daçiç, nxjerrja e Srebrenicës nga konteksti i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë është një abuzim i fuqive Perëndimore. Kjo, nënvizoi ai, është hapja e kutisë së Pandorës për rezoluta të ndryshme dhe lloje të ndryshme dënimesh.

Daçiç tha se është cinike që pikërisht gjermanët dhe turqit të propozojnë një rezolutë për gjenocidin. “Kujtoni 20,000 njerëz të vrarë në fillim të shekullit të 20-të Afrikë. Holanda pranoi se kishte kryer krime gjatë kolonizimeve, për të mos përmendur belgët që kishin një kopsht zoologjik me afrikanë. Dhe nëse këtyre iu shtojmë gjenocidin turk ndaj popullit tonë dhe armenëve” – theksoi ministri serb.

“Kur përmendim Kosovën, na thonë mos u ktheni në të kaluarën, dhe tani janë kthyer në vitin 1995. Presidenti i Ruandës, i cili propozoi rezolutën, tha se gjenocidi i fundit në kohët moderne ishte në Ruanda dhe se ishte në vitin 1994”- theksoi Daçiç dhe shtoi se rezoluta synon të ushtrojë presion shtesë ndaj Serbisë, por edhe të sfidojë ekzistencën e Republikës Srpska.

“Edhe pse në rezolutën për Srebrenicln nuk përmendet Serbia, nuk mund të rrimë duarkryq, sepse nëse diskutohet kjo temë, dikush duhet të qëndrojë pas saj, e ai është shteti dhe populli serb. Nuk mund të thuhet se aty ka përgjegjësi një person i caktuar. Kjo nuk është Amerika ku një toger ishte përgjegjës për krimet në Vietnam. Ekziston mundësia që me aprovimin e rezolutës, Serbisë ti kërkohet kompensim nga për vuktimat e luftës”- potenconi ministri serb duke potencuar se Serbia do të luftojë, por gjirhashtu ka pak mundësi që votimi i rezolutës të dështojë.

“Duhet ti tregojmë botës se ky është politizim me qëllim i një teme të saktuar, se janë shkelur parimet bazë të Kartës së OKB-së, si dhe struktura kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës dhe të mos pranojmë se ne si komb jemi fajtori i vetëm për atë që ndodhi në territorin e ish Jugosllavisë. Eshtë e papranueshme që serbët të shenjohen si popull gjrnocidal bashkë me hututë” – theksoi Daçiç.

Siç u shpreh ai, tani mund të pritet që të ketë më shumë rezoluta të këtij lloji.

“Gjermania u dënua për Holokaustin, por nuk iu lidh kjo me gjenocidin, jo vetëm për atë që na bënë, por edhe për atë që ata bënë ndaj gjithë popujvr të tjerë. Nëse Turqia dëshiron të flasë për gjenocidin, le ta bëjë por duhet të flasë edhe për çfarë ata i bënë armenëve” – deklaroi ministri serb.

Duke kujtuar se ai dhe Aleksandër Vuçiç ishin në opozitë kur Kosova shpalli pavarësinë, Daçiç tha se atëherë politika e jashtme është bërë në atë mënyrë që ka qenë më shumë një akt personal i Boris Tadiç apo Vuk Jeremip dhe se asgjë nuk është parë në mënyrë të drejtë.

“Tadiç ra dakord me Catherine Ashton për ta zhvendosur dialogun në Bruksel,” – kujtoi ministri serb dhe theksoi se në Deklaratën për Srebrenicën që u miratua në vitin 2010 në Kuvendin e Serbisë, qëllimisht nuk ishte paraqitur si gjenocid.

“Opozita në Serbi është e lumtur që kjo është tema që shpejt do diskutohet në OKB. Disa prej tyre janë të lumtura sa munistrja gjermane Analena Burbok, gjyshi i së cilës ishte një zyrtar i lartë në partinë naziste. Në fakt rezolutë duhej të kishte kundër Gjermanisë jo Serbisë, rezolutë kundër njerëzve që kanë vrarë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Ne do të luftojmë deri në fund, nuk e di nëse do të fitojmë, ndoshta brezi ynë nuk do të fitojë, por dikush me siguri do të fitojë në të ardhmen.

TRENDING

Exit mobile version