Kosova

Ky është LAKU dhe LITARI prej nga varen shpresat dhe iluzionet e Kosovës

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova “vështirë se mund të ec para” në anëtarësim në Këshillin e Evropës pa miratuar dhe dërguar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ai gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është të dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – ka theksuar Vogel.

Nga Prishtina po vijnë sinjale se qeveria e Albin Kurtit, e lavdëruar shumë për regjistrimin kadastral të pronës së manastirit të Deçanit, sipas serbëve,  pas tetë vitesh refuzim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka premtuar se më 10 maj, në të njëjtën gjykatë do te dërgojë Projekt Statutin e asociacionit te komunave me shumice serbe, i cili është hartuar nga BE-ja. Natyrisht, nuk ka garanci se drafti do të pranohet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia “do të vazhdojë të luftojë” edhe pse “kundërshtarët e tij” janë fuqitë dominuese të Perëndimit, duke theksuar se kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, “shpjegimet e tyre për këtë proces janë qesharake, duke pasur parasysh se prej 11 vitesh, Kosova nuk e ka përmbushur obligimin për formimin e Asociacionit”.

Ai shpreson gjithashtu se “ekziston mundësia të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Sidoqoftë, nuk do të jetë e thjeshtë. Ne kemi dërguar shumë letra zyrtare në adresa të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po më thërrasin nga të gjitha anët e mundshme për të më bindur të bëjmë kompromis” – ka pretenduar Vuçiç. Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka asnjë kompromis për këtë çështje.

TRENDING

Exit mobile version