Aktualitet

Ky është shqiptari që u arratis nga burgu italian, në 2010 bëri të njëjtën gjë

Roland Dedja është 39-vjeçari shqiptar që është arratisur mëngjesin e djeshem nga burgu Castrogno në Itali. Kontrollet për kapjen e tij po bëhen gjithnjë e më të imtësishme në provincën e Teramos, duke përfshirë pikat e kontrollit rrugor dhe patrullat e policisë Kontrollet nisën me vonesë pasi edhe alarmi për arratisjen e tij u dha me vonesë. Shqiptari kishte shfrytëzuar një defekt në kontrolle, duke përfituar nga puna që po zhvillohej në burg. Sipas rikonstruksioneve fillestare, shqiptari u arratis me një litar të madh, të ngjashëm me atë të alpinistëve, nga dritarja e banjës së qelisë së tij, nga e cila kishte hequr një pjesë të grilës së hekurave. Për të mashtruar oficerët e burgut, shqiptari, i cili nuk kishte asnjë të burgosur tjetër në qeli, kishte simuluar praninë e një personi në shtratin e tij, i cili dukej i mbuluar deri në kokë. Dedja nuk është i panjohur për këtë lloj arratisje. Edhe në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku mbahej për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Me të në atë rast ishte edhe një tjetër i burgosur, Bledar Shehu, me të cilin u largua me çarçaf mbi muret e burgut. Të dy u kapën disa muaj më vonë

TRENDING

Exit mobile version