Kronike

La pas një fëmijë 18 muajsh, kjo është viktima e aksidentit në Memaliaj, burri në luftë me vdekjen

Personat që shihni në foton e mësipërme është çifti, i cili u aksidentua me automjetin tip “Ford” këtë të dielë rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”.40-vjeçarja Dhoksi Mango, e cila ndodhej pasagjere në mjet, mbeti e vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Ledian Ibrahimi, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.Viktima Dhoksi Mango ishte punonjëse në gjendjen civile të njësisë administrative Petran në Përmet. Çifti është bërë prej një vitit e gjysëm prindër, pas shumë përpjekjesh për të patur një fëmijë,Dhoksi Mango, trupi i të cilës ështël dërguar në morgun e Tepelenls, la pas një fëmijë 18 muajsh.

TRENDING

Exit mobile version