Kronike

La ‘Range Rover-in’ ndezur, 35 vjeçari në Vlorë i vjedh makinën

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Bëhet me dije se një shofere e la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, ndërkohë që fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lungomare pranë një marketi. Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin. Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja. Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit i moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.

TRENDING

Exit mobile version