Kronike

Laert Haxhiu “sfidon” autoritetet shqiptare

I shumëkërkuari Laert Haxhiu ka paraqitur në gjykatën e Janinë kërkesë për azil, duke deklaruar se i rrezikohet jeta. I dyshuari si atentatori kryesor masakrës së Lushnjes ishte shpallur në këkrim nga Shqipëria, por u arrestua në Greqi, ku dhe po qëndron teksa autoritetet shqiptare vijojnë të kërkojnë ekstradimin e tij. Haxhiu ka deklaruar se nëse ekstradohet, rrezikon të vritet se për shkak të përplasjeve me bandat në zonën e Lushnjës. Mësohet se dosja e prokurorisë së Posaçme dhe e gjykatës së Lushnjës në lidhje me dy veprat penale për të cilat akuzohet Laert Haxhiu, një vrasje e mbetur në tentativë në 2016 dhe vrasja e dy personave në 2017 janë dorëzuar në gjykatën e Janinës, e cila pritet që më 20 qershor të japë vendimin nëse ai do esktradohet apo jo.

TRENDING

Exit mobile version