Kosova

Lajçak me fjalë të forta si Escobar/ Emisari: Asociacioni do të krijohet

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar ishin shumë herë bashkë në Kosovë dhe Serbi kur tensionet mes dy vendeve rriteshin herë pas here. Në synimin për arritjen e një marrëveshjeje, Escobar e ka bërë të qartë se formimi i Asociacionit është kërkesë e prerë për Kosovën. Tani, pak ditë para takimit të nivelit të lartë në fundjavë, si kurrë më parë, edhe Lajçak ka ashpërsuar retorikën duke thënë se Asociacioni “do të krijohet”.

“Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se duhet të krijohet Asociacioni. SHBA thotë që Asociacioni duhet të krijohet. Pra duhet të krijohet Asociacioni dhe do të krijohet”, ka thënë ai.

Lajçak e ka precizuar qartë synimin ndërkombëtar dhe tha se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka normalizim”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për modelet e Asociacionit, Lajçak tha se ajo që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015 nuk u zbatua, por theksoi se “këtë herë duhet të ndodhë”.

TRENDING

Exit mobile version