Kosova

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve, vendimtar për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook ka bërë bilancin e javës, ku ka treguar për takimet që ka pasur në disa shtete të Evropës ku është diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak ka njoftuar se është takuar në Bullgari me Ministren e Shtetit Luminița Odobescu si edhe më herët në Berlin me Jens Ploetner, këshilltar për Punët e Jashtme i Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe me përfaqësues të ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Nga ana tjetër, diplomati spanjoll Borrell, ka potencuar se ka pasur biseda të rëndësishme me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-së për situatën në Ballkanin Perëndimor.  Ai gjithashtu kërkoi nga Kosova dhe Serbia që ta rrisin vullnetin e tyre për të zbatuar Marrëveshjet e dala nga dialogu në mënyrë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE.

TRENDING

Exit mobile version