09/06/2021 , 9:46

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë nga policia e Ulqinit në Shëngjergj, dyshohet se është i shefit të Antidrogës të zhdukur më 27 maj

Trupi i pajetë i një njeriu identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në Shën Gjergj.

Drejtoria e Policisë jo zyrtarisht ka thënë për Vijesti se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pajetë, pas së cilës do të mësohet identiteti dhe shkaku i vdekjes. Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç.

Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin