Kronike

LAJM I FUNDIT/ Grabitje me armë në Kurbin, plagoset një efektiv policie

Një efektiv policie është plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një tentative për grabitje me armë.  Ende nuk dihet detajet e ngjarjes. Por mësohet se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Të shtënat me armë gjatë tentativës së grabitjes, përsëriten pas ngjarjes në Prush të Tiranës, ku pesë grabitës tentuan të grabisin një shtëpi dhe teksa janë larguar kanë shtënë me armë zjarri ndaj uniformave blu.

Lajmi ne perditesim…

Shkëmbim zjarri në Laç. Një oficere policie teksa udhëtonte me makinë, dy persona i kanë dalë para automjetit dhe janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak të Laçit, në orët e vona të natës. Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si edhe për identifikimin e autorëve.

TRENDING

Exit mobile version