04/06/2021 , 13:35

Lajm i fundit – Vrau dhëndrin, arrestohet autori… Si lindi konflikti mes çiftit? Gruaja në arrest shtëpie për dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës…E akuzuar nga viktima dhe për tradhëti

TIRANË– Një tjetër divorc (pas ngjarjes në Elbasan), ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj, në përfundim të seancës së 5. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri Mexhit Picari. Në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin et tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht Camajn, i cili është avokati i Nevaldo Hajdarajt, sih policit që vrau Klodian Rashën. Avokatin e ka prekur një plumb dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 nga viktima, ndërsa gjyqtare ishte Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca ndërsa sot ka qenë seanca e pestë. Sipas policisë autori i ngjarjes, pasi eshte ndjekur nga policia, eshte prangosur dhe arrestuar.

Si lindi konflikti mes çiftit Kudret (Viktima) dhe Dhurata Saliajt (Vajza e autorit)
NTv mëson se zanafilla e konfliktit mes çiftit Kudret (viktima) dhe Dhurata Saliaj janë akuzat për tradhti. Viktima ka akuzuar ish-gruan e tij për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar akuzat. 3 fëmijët qëndronin me babanë e tyre duke mos lënë nënë e tyre, Dhuratën që t’i takonte. Sipas saj, burri i ka manipuluar fëmijët duke i gënjyer. Mirëpo teksa nga njëra anë gruaja ka mohuar akuzat, në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 Tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

Vrau ish-dhëndrin pranë Gjykatës, arrestohet autori! Rebani Jaupi: Ka pasur proces të gjatë divorci, vajza e autorit e arrestuar për dhunë në familje

Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi ka deklaruar se është arrestuar Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Për ish bashkëshorten e viktimës thotë se ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.
“Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. i ati i vajzës është autor.  U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas”, tha ai.
Vrau ish- dhëndrin pasi i la vajzën, autori efektiv policie, ruante objekte të rëndësisë së veçantë

Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajit, ish-dhëndrit të tij ishte punonjës policie. Mësohet se ai ruante objekte të rëndësisë së veçantëVrasja në Tiranë, zbulohet zanafilla e konfliktit mes çiftit! Viktima akuzonte vajzën e autorit për tradhti: Shkoi në spital me dashnorinReport Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.
Foto viktima

Lajmi në përditësim…

Related Posts

Kategorite

BIoscalin