Aktualitet

Lajmërohet tjetër protestë për Klodian Rashën, çfarë pritet sot

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, kryeministri Edi Rama kërkoi falje për vrasjen e Klodian Rashës duke u shprehur se do vihet drejtësi, mirëpo qytetarët shqiptarë nuk mjaftohen! Ata kanë vendosur që dhe ditën e sotme të protestojnë.

Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është bërë thirrja për protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit.

Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe plagosjes, qytetarët do vijojnë të mblidhen para kryeministrisë dhe shesheve të qyteteve ku ndodhen për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version