Tiranë, babai vret ish-burrin e vajzës pranë Gjykatës, ishin në proces divorci! Plagoset dhe avokati Adriatik Camaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Një burrë ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i policit Nevaldo Hajdaraj. Avokati Adriatik Cama, gjithashtu ish-prokuror, pinte kafe me të vrarin, Nexhip Picarin, dhe nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht, apo dhe nëse ishte avokati i njërës prej palëve.

Camaj mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

MINUTE PAS MINUTE

Ora 12:20

U vra nga ish-vjehrri, viktima po pinte kafe me avokatin e plagosur! Shkak keqtrajtimi i vajzës dhe divorci

Nexhip Picari u vra nga nga ish vjehrri ndërsa ishte duke pirë kafe me avokatin Adriatik Cama. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje. Viktima ishte në proces divorci me vajzën e autorit dhe shkak i divorcit mësohet se është bërë keqtrajtimi i vajzës nga viktima.

Vrasja brenda lokalit te Gjykata e Tiranës, zbulohet emri i viktimës

Nexhip Picari është emri i personit që është vrarë sot pranë Gjykatë së Tiranës nga ish-vjehrri.
Adriatik Cama, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu, ka qenë pjesë e disa dosjeve ‘të dështuara’, si ajo e 21 janarit, mos-dënimi i Mark Frrokut dhe disa çështjeve të tjera hetimore. Cama s e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin e zv-drejtues Prokurorie, por për një, çështje të përfunduar jo ashtu siç pritej ai u shkarkua nga detyra duke marr gradën e një oficeri të thjeshtë, për t’u transferuar më pas në Has. Sot, Cama është me profesion avokat, ku ka marrë në mbron policin Nevaldo Hajdaraj, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.Detaje nga vrasja në Tiranë/ Babai vret ish-burrin e vajzës për çështje divorci, e ‘pëson’ dhe avokati
NTv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, në një lokal. Mësohet se autori, babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci, teksa e ka pësuar dhe avokati Adriatik Cama. Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal.
Vrasja në Tiranë/ I plagosur edhe avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riun Klodian Rasha
1622801030_adriatikcamacompressor590x354.jpgNTv mëson se në tavolinë me viktimën ishte dhe ish-prokurori Adriatik Camaj, me profesion avokat. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha.
12:30 MINUTA
Mësohet se Adriatik Cama ish prokuror është plagosur. Ish prokurori njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit. Top Channel mëson se viktima ishte në lokal duke pirë kafe.

Pas shkarkimit mësohet se Cama u kthye në një avokat në profesion. Ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt të policit që vrau pas shpine Klodian Rashën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin