Politike

Largimi i Kim, Berisha: Flakja e një limoni të shtrydhur

Sali Berisha: Unë e lexova, e vërteta është që nuk u habita. Për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por në këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flaje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Sjelljet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me konventat kombëtare, me respektimin e lirive dhe ligjeve të një vendi dhe mbi të gjithë respektimin e qytetarëve të një vendi të lirë për të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari të padenjë për përfaqësuesin e një vendi mik. I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t’i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. Këta janë akte të shëmtuara.

TRENDING

Exit mobile version