Politike

Largimi i regjimit, hapi i parë drejt ndryshimit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë Edi Ramës, i cili e akuzoi një lider pa karakter. “Ka vetëm një rrugdalje; largimi i tij, mjaft është mjaft. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Nëse ka një faktor që e përmban zemërimin popullor është shpresa që do e largojmë këtë të keqe më 25 prilli”, tha Basha, i cili shtoi se një ditë më shumë do të rrijë Rama pas 25 prillit aq më shumë rrezikohet kthimi i vizave për Shqiptarëve.Kreu i PD-së ka rinisur më pas një lumë sulmesh të forta: “Është njeri pa shpirt, pa ndjeshmëri që i lë njerëzit të vuajnë në ambulanca. Edi Rama ka dështuar nuk ka mbajtur asnjë premtim, ka veëtëm një strategji fajin e kanë opozita e mediat, ta hedhë fajin kudo tjetër, fajin e kanë të rinjtë.Ngeli 3 ditë rrugëve të Nju Jorkut, nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Kodian Rashës dhe tani kthehet ditë për ditë në vendin e krimit për të poshtruar gjakun e Klodian Rashës.

Një ditë më shumë se 25 prilli po të qëndrojë në pishtet do të rrezikohet lëvizja e lirë. Heshti 3 ditë se besoi se do ta manipulojë këto ngjarje”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së më pas deklaroi se Rama po kërkonte të manipulonte ngjarjen: “Do të vazhdonte të heshte derisa zemërata i erdhi tek dera e zyrës dhe instikti i njeriut që shet këdo. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi.Prandaj e shiti Sandër Lleshajn për të treguar sa i pandjeshëm e hipokrit është”./GazetaShqip

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version