Rajon

Lavrov: SHBA po përpiqet të ndikojë në histori

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të imponojnë fundin e historisë me dominimin e tyre të plotë.

Lavrov ka theksuar se rrjedha e historisë dhe evolucioni i botës nuk mund të ndalet.

Më tej kreu i diplomacisë ruse referuar një shkencëtari politik dhe filozofi amerikan i cili beson se koncepti i fundit të historisë është i lidhur me demokracinë liberale si forma përfundimtare e qeverisjes për të gjitha kombet.

“Nëse shikoni politikat e administratës Biden, do të shihni se kjo është pikërisht ajo që ata duan. Megjithatë rrjedha e historisë nuk mund të ndalet, sepse historia nuk ka fund dhe nuk do të ketë kurrë. Njerëzimi ka lëvizur vazhdimisht përmes përpjekjeve të një fuqie për të nënshtruar gjithçka dhe për të diktuar gjithçka për të gjithë”, theksoi Lavrov.

TRENDING

Exit mobile version