Pinknews

“Legeni ka ushtruar dhunë ndaj meje”

Këngëtarja Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes pas akuzave të rënda që ka bërë ndaj ish-partnerit të saj Fisnik Syla. Ajo ka deklaruar se Syla e ka kërcënuar, ndaj kërkoi edhe ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo foli pas një videoje në Instagram që ‘tronditi rrjetin”. Fjolla e tensionuar tregoi se sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel.

E pyetur nëse ish-partneri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ajo u përgjigj: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar.” Fjolla trondit akoma më shumë pasi thotë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën.

“Kemi me ta hek kokën e vajzës. Unë krejt i di, unë jam mirë, unë kam luftu për vajzën time. Për mu karriera nuk vlen, lufta për karrierën nuk vlen”, është shprehur gjithashtu ajo, ndërsa thotë se dëshira e saj është të jetojë një jetë normale me vajzën e saj.

Këngëtarja thotë së e gjitha situata është falë strategjisë dhe inteligjencës së Sylës duke dashur të dalë i pastër.

“Gjithë gjerat që i ka bë në Kosovë i ka bë për një arsye të vetme që do dali”, shprehet ajo.

Aludon që edhe avokati jot ishte i përfshirë?

“Jo nuk mendoj, po ai legeni *Syla* ( kërkon falje) e ka bërë me strategji në mënyrën më perfekte pasi i ka përdor njerëzit. Sepse ky ka pas interesat e vet dhe grackën që ka bë, e ka bë për hakmarrje së pari ndaj babit të vajzës.”

Po aludon që dërguesi i gjithë kësaj situate mund të jetë babai i vajzës?

“Është thikë me dy teha që nuk e din nga po pren.”

E pyetur nëse ka bërë një denoncim në Shqipëri Fjolla tha: “Jo nuk e kam bërë se e di kur të hup besimi prej krejtve… më ka humbur”, ndërsa tha se nuk është ballafaquar me procedurat.

Këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

TRENDING

Exit mobile version