Politike

Leksionisti i sotëm/ Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet

Këto ditë, kur 1700 hektarë tokë dhe disa dhjetëra shtëpi u përmbytën në Shkodër, na u kthye në memorie ajo që ndodhi në dhjetor të 2010 po në Shkodër, kur e njëjta sasi uji përmbyti 25.000 hektarë tokë dhe 6000 shtëpi duke detyruar evakuimin e mbi 14.000 banorëve. Natyrisht, Sali Berisha, i pranishëm sot ashtu si dhe atëherë në skenën politike, akuzon qeverinë për sa po ndodh këto ditë, ndërsa 12 vite më parë i konsideronte si “fatkeqësi natyrore pa asnjë përgjegjësi politike”.

Këto janë fakte të njohura. Ajo që jo të gjithë kujtojnë, është se për ato përmbytje, Berisha u imponoi ‘gjobë’ gjithë administratës publike, përfshi dhe policët: secilit prej tyre iu mbajt një ditë rrogë, si gjest “solidariteti” për popullsinë e përmbytur.

Metodën “Shkodra” Berisha e imponoi edhe një vit më pas, në mars të vitit 2011, pas tragjedisë së shpërthimit në Gërdec. Për të dëmshpërblyer viktimat Sali Berisha iu rikthye marrjes me forcë nga xhepat e administratës publike të shumës së një dite pune nga rroga.

 

TRENDING

Exit mobile version