Kosova

Letrat e Vuçiçit për Kosovën në KiE dhe kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se Serbia po ndryshon politikën e saj të jashtme në pritje të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përkatësisht miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Ai pak ditë më parë tha se do të luftonte “duartzbathur” për gjoja interesat kombëtare serbe, siç i sheh ai, kundër vendeve të fuqishme, duke aluduar se qytetarët e Serbisë do të habiten se sa shumë shtete më të vogla, “liberale” do t’i japë mbështetje Serbisë, pra qëllimeve që ndjek politika e saj e jashtme.

Edhe pse numri i shteteve të Bashkimit Evropian po zvogëlohet në kontekstin e faktit se janë mbështetës të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe faktit se pothuajse e gjithë BE-ja pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, duket se Vuçiç po përdor retorikë dhe në mënyrë paradoksale.

Vuçic ka thënë gjithashtu se katërmbëdhjetë liderëve evropianë i ka dërguar letra lidhur me procesin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe i ka ftuar ata që të rishqyrtojnë vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Letrat janë një metodë e zakonshme komunikimi, por diplomacia jonë nuk i përdor ato kur duhet. Ky është një shembull i përdorimit të letrave kur nuk është me të vërtetë e përshtatshme, pasi pika e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është pohimi i asaj që kanë vendosur vendimet e gjykatave ndërkombëtare” – tha Goran Miletiç për median serbe Danas duke shtuar:-

“Nëse letrat dhe lufta diplomatike do të kishin për qëllim vërtetimin e fakteve, drejtësinë për viktimat dhe pajtimin, atëherë veprimi diplomatik do të kishte kuptim.

Mirëpo, nga rrëfimi që vjen nga përfaqësuesit e pushtetit, të krijohet përshtypja se qëllimi i vetëm është që askush nga komuniteti serb të mos akuzohet apo të dënohet për krime lufte, pavarësisht fakteve të qarta dhe konkrete. Është e rrezikshme kur autoritetet ekzekutive të një vendi, në vend të gjykatave, i ofrojnë publikut një rrëfim që nuk bazohet në fakte, por në teori konspirative që synojnë të akuzojnë të gjithë kombin, duke injoruar provat e qarta. Në vend që të ballafaqohen me të kaluarën, vëren Miletiç, autoritetet po solidarizohen me një grup njerëzish, të cilët gjatë luftërave kanë shkelur të gjitha ligjet e njohura të luftës dhe kanë ekzekutuar civilë dhe të burgosur, dhe më vonë janë përpjekur të fshehin gjurmët e tyre.

Sipas ish-diplomatit Srećko Gjukiç, diplomacia serbe zbuloi në “momentin e fundit” se ky mund të jetë hiri shpëtimtar në lidhje me rezolutën e Srebrenicës dhe hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

TRENDING

Exit mobile version