Te Interi prej kohësh po punojnë për afrimin e një sulmuesi, i cili do të ishte zëvendësuesi ideal i Lukakut dhe Lautaros.
Deri tani janë përfolur shumë emra, teksa së fundmi në media qarkullon emri i një “ishi”. Sipas asaj që raporton “Sky Sport” Interi po mendon për rikthimin e sulmuesit Eder. Ky i fundit nga viti 2018 luan në Kinë për skuadrën e JS Suning, që është në pronësinë e pronarëve të Interit.
Pikërisht këta të fundit, po mendojnë për rikthimin e sulmuesit 34-vjeçar te Interi, me kosto të ulët, për të mos bërë shpenzime të mëdha në këtë merkato, duke parë edhe situatën e krijuar nga Koronavirusi.
Panorama Sport