Kosova

Lëvizje në kufirin me Serbinë/ Zilja në mesnatë zgjon Joe Biden/

Revista prestigjioze amerikane, “Time”, në artikullin e titulluar “Brenda programit të Shtëpisë së Bardhë për zbulimin e sekreteve të Amerikës”, ka zbuluar prapaskenat e grumbullimit të Ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, vetëm disa ditë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Artikulli nis me tregimin se si një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një telefonatë shqetësuese nga agjencia e inteligjencës amerikane më 27 shtator, ku u morr informacioni se Serbia po përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak te Kosoves

Pyetja, sipas artikullit të “Time”, ishte çfarë duhej të bëhej për këtë, pas tensioneve të njëpasnjëshme në Kosovë dhe pas mos-suksesit diplomatik të shteteve evropiane për të qetësuar situatën në terren.

Në Uashington, vëmendja atëkohë ishte e përqendrua te kaosi në Kongres; në pjesën më të madhe të Evropës, prioriteti kryesor ishte marrja e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën.

“Kështu, si pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion Serbisë që të zhvendoset nga kufiri me Kosovën, shkruan më tej “Time”, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, miratoi një kërkesë nga ekipi i tij në Evropë për të deklasifikuar informacionet sekrete të grumbullimit të ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën për publikun.

Më 29 shtator, njofton më tej ‘Times’, John Kirby nga Këshilli për Siguri Kombëtare pati një telefonatë me zyrtarë të mediave në Shtëpinë e Bardhë. Aty, ai dha informacione se dislokimi serb përfshinte artileri të avancuar, tanke e njësi të këmbësorisë.

“Teksa informacioni u bë public” – shkruan më tej Time – “vendet evropiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve”.

NATO e kishte parashikuar një situatë të tillë, dhe ekzistonte një mundësi reale që forcat serbe të nisnin një ndërhyrje në Kosovë mëngjesin e 30 shtatorit. Duket se në Beograd, disa donin te testonin vendosmërinë e NATO-së për të mbrojtur Kosovën

Dhe teksa diplomacia ishte e zënë duke zhvilluar biseda të shumta me të dyja palët, Beogradit iu bë e qartë se një ndërhyrje në Kosovë do çonte në një konflikt të hapur me NATO-në, dhe paskesaj, në orën 3:00 të mëngjesit, u dha urdhri për pezullimin e të gjitha veprimeve ushtarake.

Ky plan ishte një përpjekje e sofistikuar për të manipuluar situatën në Veri të Kosovës, duke spekuluar mbi tensionet mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

TRENDING

Exit mobile version