Aktualitet

Librazhd/ Përkeqësohet situata, hapet diga e HEC-t

Reshjet e dendura të shiut gjatë që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kanë sjellë përkeqësim të situatës në Librazhd. Mësohet se në Polis 2 fshatra janë bllokuar Polis Sheh dhe rruga për në Fushë Bull nga prurjet e lumit Gostima. Në Rrapun-Togës-Kuturman është hapur digae Hec-it, duke shkaktuar përmbytjen e tokave dhe bllokimin e disa banesave. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut qarkullimi i automjeteve aktualisht është i vështirë.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

TRENDING

Exit mobile version