Politike

Ligji për tatimet, Jorida Tabaku fton Profesionistët e Lirë në Kuvend

Mesazhi i deputetes së PD është publikuar në rrjetin LinkedIN.

Zonja Tabaku shkruan:
“Prej disa kohësh kam komunikuar me profesionistë të lirë këtu me ju por dhe të tjerë më gjerë në lidhje me ligjin e Tatimit për Profesionistët e Lirë që ka nisur të aplikohet që prej janarit 2024 dhe që Grupi Parlamentar i PD e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Në ndërkohë që interesi është tejet i lartë dhe gjithashtu edhe shqetësimi, kam menduar që të organizojmë një takim ditën e premte, 26 Prill ora 10 a.m, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar qëndrimet tona. Kjo pasi disa grupe të ndryshme interesi kanë shfaqur dëshirën dhe kanë depozituar dhe paditë e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Do t’ju isha shumë mirënjohëse dhe falenderuese nëse do të mundet të ishit në këtë takim nga çdo profesion që preket nga ky taksim si dhe në shpërndarjen tek miqtë a të njohurit të këtij mesazhi. Për çdo detaj në lidhje me pjesëmarrjen dhe konfirmimin ju lutem më shkruani në inbox. Ju falenderoj paraprakisht. Jorida!”

Këto hapa të deputetes së PD janë hedhur pasi ajo dhe Grupi Parlamentar i PD, pretendojnë se kryeministri Edi Rama po zbaton politika anti-kushtetuese kundër profesioneve të lira.

TRENDING

Exit mobile version