Kosova

Limaj: Kurti mashtrues, për Asociacionin tani po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mashtrues që po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese pasi pranoi të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kurti “ka shkelur Kushtetutën” duke arritur një “marrëveshje të dëmshme për vendin”.

“Duan që këtë punë t’ua lënë 9 vetave në Gjykatën Kushtetuese, me qëllimin e vetëm për tu fshehur dhe që më pas të shfajësohen për këtë marrëveshje katastrofale për Kosovën. Gjykata Kushtetuese as nuk krijon e as nuk shuan institucione” – tha Limaj, duke shtuar se “do të krijohet një autonomi politike brenda sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Kosova e ka pranuar formimin e Asociacionit me kompetenca të shtuara. S’ka këtu viti 2013, 2015. Ka vetëm marrëveshje Kurti-Vuçiç nga e cila derivon draft-statuti dhe pastaj Asociacioni”

TRENDING

Exit mobile version