Kosova

Limaj pyet Kurtin: Përse e harruat Banjskën, po merreni veç me Zajednicën

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës në Kosovë, ka kritikuar Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Asociacionit. Ai ka thëne se kryeministri, para se të vinte në pushtet, e ka kundështuar fuqishëm Asociacionin dhe sot po e pranon.

“Kurti ka thënë se do ta ndryshojë Asociacionin, ka thënë se kapër të patur një qasje tjetër, ka premtuar transparencë, seriozitet… Tani po justifikohet duke thene se të tjerët në pushtet përpara tij, ia kanë lënë trashëgimi” – ka deklaruar Limaj, duke theksuar se qeverisjet e kaluara nuk kanë pranuar një marrëveshje pa njohje reciproke dhe si rezultat nuk është bërë Asociacioni.

“Narracioni i ndërkombëtarëve,  i Lajçakut kur ka qenë ndërmjetës me ne, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka qenë ky. Ka ardhur koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, ligjërisht e obliguar për të dyja palët, nuk jemi pajtuar me asgjë nëse nuk jemi pajtuar për të gjitha, prandaj nuk është bërë Asociacioni” – u shpreh kreu i Nismës, duke potencuar edhe se temë diskutimi në këtë kohë, do duhej të ishte sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, e jo tema e Asociacioni.

 

TRENDING

Exit mobile version