Aktualitet

Lirimi i të dënuarve/ Rrumbullaku letër Ballës: T’u merren mostrat e ADN-së

Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je. Sipas gazetares Klodiana Lala, kështu thuhet në një shkresë që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Me shkresën me numër 10359/ 2 protokoll datë 24 nëntor 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Rrumbullaku kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve me qëllim marrjen e kampionëve për çdo të dënuar apo të paraburgosur që përfiton nga amnistia, përpara se këta të fundit të lenë qelitë./balkanweb

TRENDING

Exit mobile version