Politike

LISTA/ 14 liderët europianë që pret Tirana nesër

TIRANË– 14 janë liderët e Bashkimit Evropian që do të mbërrijnë në Tiranë në kuadër të Samiti BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet nesër. Të gjithë e kanë marrë ftesë dhe kanë konfirmuar prezencën e tyre, përveç Serbisë. Kjo pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç tha publikisht se nuk do të merrte pjesë në Samitin në Tiranë, por kryeministrja Ana Brnabiç thotë se ai duhet të jetë mes liderëve evropianë.

Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

TRENDING

Exit mobile version