Kosova

Lista Srpska ndihmon Rusinë të ndikojë në Europë/ Analiza e amerikanit Cafiero

Giorgio Cafiero nga “Gulf State Analytics” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një shkrim autorial të botuar në rrjetin turk të lajmeve “TRT World”, ka shkruar mbi përpjekjet e Rusisë, e cila nëpërmjet Serbisë, kërkon të zgjerojë fushëveprimin dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Cafiero ka theksuar se lojtarët lokalë të lidhur me interesat ruse, janë çelësi i aftësisë së Rusisë për të siguruar ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa dhe ka përmendur Listën Sërpska, forca politike e serbëve të Kosovës, dhe presidentin nacionalist të entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik dhe Demokracinë e Re Serbe në Mal të Zi.

Këto struktura politike serbe në vendet e rajonit, sipas analistit amerikan i cili merret me studimet e sigurisë, kanë një të përbashkët: të gjithë ndihmojë Rusinë të ushtrojë ndikimin e saj në Evropën Jugore dhe Qendrore, ndërsa SHBA-të janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara për formacionet serbe që avancojnë agjendën ruse kundër Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Ai ka shtuar se brenda këtij konteksti, administrata e presidentit Joe Biden, ka vazhduar politikat e epokës së ish-presidentit amerikan Donal Trump, të cilat, sipas tij, akomodojnë gjithnjë e më shumë regjimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili në sytë e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare shihet si një “stabilizator i sigurisë” në Ballkanin Perëndimor.

“Mendimi është se Beogradi është i nevojshëm për të frenuar aktorët serbë të orientuar nga Moska. Prandaj, ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor kërkon lëshime ndaj Beogradit. Disa zëra në disa prej vendeve fqinje të Serbisë dhe në Uashington shpesh akuzojnë administratën e presidentit Biden për ‘paqtim’ me Serbinë revanshiste” –  ka shkruar analisti amerikan.

Perspektiva e Serbisë drejt Bashkimit Europian gjithasesi mbetet ende e pasigurt dhe nuk është e qartë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorvshme ndaj stabilitetit rajonal, pasi ajo gjatë gjithë historisë saj, ka marshuar nën ritmin e një daulleje krejt e ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore.

TRENDING

Exit mobile version