Pinknews

Veshjet e sezonit të tretë të ‘Emily in Paris’

Ndërsa pritet që sezoni i tretë i ‘Emily in Paris’ të ketë një datë zyrtare të premierës, fotot e sapopublikuara konfirmojnë se moda do të jetë joshëse si kurrë ndonjëherë në Netflix.

Dizajnerja e veshjeve, Marylin Fitoussi, e cila konsultohet me stilisten e famshme Patricia Field për veshjet e filmit, është përkushtuar për të punuar me markat e reja pariziene. Fitoussi solli marka të reja në sezonin e ri, më pak të njohura: Moynat, Patou dhe kompaninë angleze të këpucëve “Terry de Havilland”, përveç shtëpive franceze të modës si ‘Balmain’ dhe markave si ‘Roger Vivier’ dhe ‘Christian Louboutin’.

Bazuar në imazhet e fundit, sezoni i tretë tashmë përfshin pjesë nga markat ikonike të modës, duke përfshirë një xhaketë lëkure me përmasa të mëdha që mban printin ikonik të grafiteve të Balmain; çanta me dorezë druri bambuje nga Guçi, e mbajtur nga Emily (Lily Collins) e shumë detaje të tjera që do t’i vini re në sezonin e tretë.

Pavarësisht nëse e admironi qasjen e çuditshme të Emily-t për për përzierjen dhe stilin e veshjeve, pothuajse çdo veshje është bërë e paharrueshme në “Emily në Paris”, një sukses i rrallë për çdo shfaqje televizive.

Më poshtë, zbuloni disa nga veshjet më të bukura që Emily do të ketë gjatë sezonit të tretë, i cili pritet të fillojë së shpejti.

TRENDING

Exit mobile version