Pinknews

Loredana dhe Mozzik përsëri bashkë? Fotografohen së bashku duke darkuar në Prishtinë/ Video me pamje ilustruese

Mozzik dhe Loredana janë dy personazhet publikë më të komentuar së fundmi nëpër media. Pas ndarjes së bujshme pak kohë më parë, duket se gjërat mes çiftit janë rregulluar, të paktën kjo kuptohet nga disa video dhe foto që kanë qarkulluar në media sociale.

Dyshja janë parë sërish shoqërinë e njëri-tjetrit në Prishtinë, kësaj radhe duke darkuar në një restorant në Prishtinë. Fillimisht u panë në një qendër tregtare në Gjermani.

Së fundmi, thashethemet se dyshja është rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit janë shtuar pas një tjetër videoje që është publikuar.

Fakti që Loredana dhe Mozzik kanë nisur të shoqërohen sërish kaq shpesh, do të thotë shumë. Nuk e dimë nëse ka ndonjë projekt mes tre artistëve, që mund të jetë dhe arsyeja e takimit. Kujtojmë që ky sezon ka qenë mjaft i suksesshëm për ta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version