Aktualitet

Lorenc Vangjeli, ironi me opozitën: Rama me viagrën e pushtetit në xhep

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita edhe e bashkuar nuk e mund dot Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në 2025.

Analisti tha se Berisha dhe Basha e kanë thuajse të pamundur që ta konkurojnë.

“E rëndësishme është se veç e veç janë dukshëm poshtë kundërshtarëve të tyre socialistë dhe bashkë është pothuajse e pamundur që të konkurrojnë. Palët nëse do ti quanim tre të tilla, njëra është e qartë në gjithçka ku do të shkojë dhe çfarë do të realizojë, pala tjetër vazhdon akoma diskuton çështje emrash.

Kjo është si të thuash ai tjetri Rama mban gojë viagrën e pushtetit, të gjithë epërsinë që i jep pushteti i gjatë, qoftë edhe lidhjet e ndryshme, qoftë edhe paratë, qoftë edhe makineria gjithmonë dhe më e sofistikuar elektorale që ka Partia Socialiste, ndërkohë që palët e tjera tentojnë të lexojnë në wikipedia se çfarë është seksi.

Gara e panisur është në thelb e pabarabartë dhe kjo gjë që diskutohet sot dhe thuhet me kismet do të diskutohet nesër duhet të kishte ndodhur dje në fakt që ti jepte një shans shansit për tu faktorizuar nuk e bëjnë dhe ky është shërbimi më i madh kundërshtarit i cili edhe një herë si përherë të paktën këto dy herë e fundit nuk ka nevojë të fitojë.’- tha Vangjeli.

Duke u ndalur tek kaosi i opozitës në Kuvend, Vangjeli tha se të dyja palët po vazhdojnë të mbeten pengje të emrave dhe të arratisen nga parime.

‘Palët mbeten në një nga momentet më të rëndësishëm të këtij parlamenti në epilog që të dyja palët vazhdojnë të mbeten pengje të emrave dhe arratisen nga parimet. Bëhet fjalë për Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që ai është një votë si gjithë të tjerët.

Nëse e zhvesh të gjithë këtë betejë që bëhet në frontin opozitar kuptojmë këtë të vërtetë të trishtueshme. Deri në atë moment do të vazhdojnë të sillen si mullinj me erë, i cili i çon ujë në mullirin e Ramës”- tha Vangjeli.

TRENDING

Exit mobile version