LSI: KAS nuk vlerësoi asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit. S’do ndalemi, për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit

Përshëndetje!

Është e qartë për opinionin publik që 25 prilli ishte një masakër e vërtetë zgjedhore.
Masakra zgjedhore tani është e vërtetuar me prova dhe me fakte konkrete.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.
Refuzimi i kërkesave të opozitës për të dhënat mbi emërimet në 61 bashkitë e vendit, gjatë periudhës zgjedhore në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, rritje fiktive të ndihmës ekonomike, lejimi i ndërtimeve pa leje për interesa elektorale, fakt që e pranon dhe vetë qeveria e Rilindjes.
Masakra elektorale vijoi me shtetas që kanë votuar disa herë, në kutitë e votimit kishte më shumë fletë votimi sesa votues, numërues të rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për partinë në pushtet.

Këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me ligjin dhe për të zbardhur të vërtetën për opinionin publik.
E gjithë vëmendja duhet të fokusohet tek zbardhja e masakrrës zgjedhore të 25 prillit.
Sepse këto faktë tronditëse mjaftojnë për të vërtetuar që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin