NTV
No Result
View All Result
22/02/2021 , 10:23
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
22/02/2021 , 10:23
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Kryemadhi prezanton programin politik të LSI/”Punësimi e ekonomia prioritet i panegociueshëm”

by Ballhysa
25/01/2021 , 9:17
Kryemadhi prezanton programin politik të LSI/”Punësimi e ekonomia prioritet i panegociueshëm”
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur në prezantimin e programit të LSI-së, është shprehur se në thelb të këtij programi është punësimi i mirëpaguar, rimëkëmbja ekonomike dhe arsimimi i brezit të ri.

“Doja ta filloja fjalën time me një falënderim për të gjithë grupin e programit, të cilët për më shumë se 9 muaj kanë punuar nën drejtimin e z. Haxhinasto dhe kanë hartuar një program cilësor, real dhe me efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve.

Sot të gjitha familjet shqiptare po mundohen për të mbijetuar, po përpiqen për të gjetur punë apo për të ulur koston e lartë të jetesës. Ne tashmë e dimë që shumica shqiptarëve janë më keq se 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se 4 vite më parë, çmimet janë shumë më të larta se 4 vite më parë.

Pra, shqiptarët përballen sot me një qeverisje jo vetëm që ka dëmtuar shtetin dhe ekonominë e tyre deri në palcë. Arroganca dhe paligjshmëria kanë dëmtuar rëndë institucionet vendimmarrëse dhe të pavarura, edhe duke injoruar dhe shkelur Kushtetutën dhe shkatërruar institucionet e pavarura, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit.

Kjo sjellje e Rilindjes ka dëmtuar rëndë besimin dhe shpresën e shqiptarëve dhe kështu dëmtoi edhe besimin tek demokracia e cila ishte frymëzuesja e rinisë shqiptare në vitet 90’ për përmbysjen e diktaturës dhe për të krijuar një sistem të ri.

Në këto 4 vite shqiptarët jetojnë më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet shpresën nëse nuk e ka humbur tashmë. Prandaj sot me shumë se kurrë lind nevoja e ndryshimit, i cili vjen me votë por edhe me ndërgjegjësim dhe duke sjellë besim tek njerëzit.

Njerëzit kanë nevojë për besimin që ngjall shpresën dhe kjo shpresë e dërmuar nga keqqeverisja mund të kthehet vetëm duke folur me njerëzit me një program dhe plan të qartë dhe real që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e kemi tashmë prezent për ta prezantuar dhe ofruar të gjithë qytetarëve.

Kemi një program i cili ka në thelb të tij punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonominë dhe arsimin e brezit të ri, ku rinia jonë duhet të jetë konkurruese jo vetëm në tregun e punës por edhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit me vendet fqinje dhe pse jo rajonin tonë dhe pse jo edhe më gjerë në të gjithë botën.

Është Koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të shpejtë dhe të menjëhershëm.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Dakordërsi me partnerët opozitarë për taksën e sheshtë 9 për qind

Ne sot prezantojmë prioritetet e programit tonë, propozime të drejtpërdrejta ku nisur nga emergjenca për ndryshim brenda këtij programi Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar politika specifike me efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejt për të krijuar mundësinë e punësimit të mirëpaguar dhe për të ulur koston e jetesës dhe sigurisht për të rritur standardin për jetën në familjet shqiptare.

Politikat tona prioritare janë reale dhe të detajuara, të cilat do të tregohen në programin tonë, i cili është tashmë i hartuar, është i qartë dhe do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari për ta lexuar dhe për ta ndjekur.

Gjithmonë ne kemi qenë prezent me programin tonë, me politikat tonë, të cilat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe me efekt të drejtpërdrejt për ekonominë e familjeve shqiptare. Dhe ajo që është e vërtetë është se ne e mbajmë fjalën tonë dhe u gjendemi njerëzve pranë.

Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të panegociueshme. Me punësimin e shqiptareve është abuzuar dhe gënjyer shume, besoj të gjithë e mbajnë mend premtimin e pa mbajtur të 300 mije vendeve të punës.

Punësimi për ne është jetik për të kthyer besimin tek rinia që ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.

Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e taksave te larta qe po i marrin frymën ekonomisë dhe familjeve shqiptare, krijimin e zonave të lira ekonomike ku do të mbështesim drejt për së drejti krijimin e çdo vendi pune për të rinjtë dhe profesionistët do ta kthejnë Shqipërinë shtëpinë e investimeve.

Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj.

Do të realizojmë një reformë tërësore në arsim

Shpesh e kemi parë formalizimin e ekonomisë si një betejë titanësh për një kupon tatimor ku zbarkon repart policor për të kapur kuponin e një buke 500 lekëshe. Ne formalizimin nuk e shikojmë thjesht si një betejë, si një luftë, ne e shikojmë si një bashkëpunim midis shtetit, biznesit dhe konsumatorit prandaj ne propozojmë që brenda 5 muajsh të miratojmë rimbursimin e 5% të çdo blerjeje me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike.

Do të krijojmë mundësinë për të formalizuar konsumin dhe familjet të krijojmë një pagë shtesë në fund të çdo viti. Ky formalizim do të rrisë jo vetëm të ardhurat e familjeve shqiptare por edhe të ardhurat me buxhetin e shtetit që do të futen në qarkullimin ekonomik dhe mundësi për te nxitur punësimin e te rinjve.

Kjo nisëm kërkon vetëm vullnet politik sepse infrastruktura dhe dëshira e qytetarëve dhe bizneseve ekziston, sepse sot më shumë se kurrë konsumatori dhe qytetari e kërkon shtetin partner në ekonomi, në jetën e tij shoqërore dhe sociale dhe nuk kërkon një xhelat mbi kokë.

Taksat e ulëta dhe formalizimi do të sjellin më shumë investime të huaja dhe vendase dhe me shumë punësim për familjet shqiptare.

Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në Fushën e teknologjisë dhe inovacionit, prandaj dua të ndalem tek të rinjtë tanë, të cilët përballen me sfida të mëdha si papunësia, kosto e jetesës shpopullimi dhe integrimi në BE.

Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë.

Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës.

Ne do të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion

Ne do të vendosim Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha. Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme

Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.

Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.

Zero % TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit, do të mbrojmë prodhimin vendas!

Le të flasim tani për bujqësinë, që është një nga pikat kryesore, pasi gjysma e popullsisë jeton me këtë sektor, ku shumica e tyre janë në prag të mbijetesës, e ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80% të pagës së tyre për ushqim, vetëm rreth 30% e kësaj kërkese prodhohet dhe mbulohet nga prodhimi vendas.

Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë. Ne do të garantojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin. Një paketë e dedikuar financiare do të investohet për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës.

Ndërsa fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen me produkte MADE IN ALBANIA. Ne do të vendosim 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë.

Ne do të mbështesim industrinë ushqimore, e cila do të dëshirojë të krijojë mundësinë e vendeve të reja të punës që do të jenë jo vetëm dinjitoze, por edhe vende pune të mirëpaguara, sepse do të kemi një mundësi për të krijuar hapësira edhe për eksportet me prodhimet bio.

Këto janë prioritetet tona kryesore që kanë të bëjnë me punësimin, me një punësim të mirëaguar, për fuqizimin ekomomik të familjeve shqiptare, ashtu sikurse kemi të bëjmë edhe me një nga pikat tona kryesore që është çështja e shpopullimit dhe për të ndaluar këtë fenomen, për tu dhënë mundësinë të rinjve të krijojnë familjet e tyre në Shqipëri.

Mbështetje me 1 mijë dollarë për çdo bebe

Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij.

Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj, e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.

 

Tags: kryesorelsi

Related Posts

Meta: Referendumi i 25 prillit triumfon ndaj oligarkisë, shqiptarët votë për dinjitetin e tyre!
Politike

Meta: Referendumi i 25 prillit triumfon ndaj oligarkisë, shqiptarët votë për dinjitetin e tyre!

22/02/2021 , 10:22
“Deti”, Meta akuza Ramës: Nuk bëri transparencë dhe as bashkëpunim serioz për një çështje kaq të madhe!
Politike

“Veprimtaria e tij ilegale në sytë e të gjithëve”, Rama për Metën: Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

22/02/2021 , 10:19
“Të mos harrojmë çfarë hoqëm në këto kohë të mallkuara”! Rama publikon videon: Jemi përballur me sfida të mëdha!
Politike

“Të mos harrojmë çfarë hoqëm në këto kohë të mallkuara”! Rama publikon videon: Jemi përballur me sfida të mëdha!

22/02/2021 , 9:00

Recent Posts

  • Meta: Referendumi i 25 prillit triumfon ndaj oligarkisë, shqiptarët votë për dinjitetin e tyre!
  • Dhëndër dhe baba për herë të parë, Fero pritet me festë të madhe në vendin e tij! (Pamjet)
  • “Veprimtaria e tij ilegale në sytë e të gjithëve”, Rama për Metën: Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës
  • Të ndërtuara me stil unik, brenda xhamive magjepsëse të Iranit (FOTO)
  • Si rrallëherë, Arjan Konomi rrëfen si i shpëtoi jetën Albin Kurti gjatë luftës në Kosovë

Kategorite

  • Aktualitet (1,891)
  • Bota (1,869)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (234)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (118)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (291)
  • Kronike (648)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (612)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,213)
  • Politike (797)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (116)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (378)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!