REAGIM

Luçiano Boçi bën denoncimin e fortë

Të gjitha operacionet në spitalin e Elbasanit janë anuluar. Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se në spitalin e Elbasanit rrezikon edhe shërbimi i Urgjencës, pasi nuk ka materiale e mjete mjekësore, madje as fasho. Ai shton se pacientët detyrohen të blejnë gjithçka vetë në farmaci, përfshirë dhe aparatin e serumit.

Postimi i Luçiano Boçit:

SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT. Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e rradhës.

TRENDING

Exit mobile version