Bota

Lufta në Ukrainë/ Orban: Ka ardhur koha për një armëpushim mes Moskës dhe Kievit

Rruga e Ukrainës drejt paqes dhe sigurisë mund të qëndrojë në krijimin e një zone tampon pranë kufirit rus, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban.

Orban sugjeroi se tani është koha për një armëpushim, shkroi të premten revista hungareze Mandiner, duke cituar intervistën e kryeministrit me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schussel në Budapest.

“Njerëzit në Evropë nuk janë të lumtur që qeveritë e tyre duan të ofrojnë më shumë ndihmë financiare për Ukrainën,” tha ai, duke shpjeguar se Evropa nuk mund të sigurojë atë lloj mbështetjeje që do të rezultonte në një fitore ushtarake për Ukrainën.

Shtetet e BE-së kanë ndarë 77 miliardë euro ndihmë për Kievin, ndërsa kanë premtuar 144 miliardë euro që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022, sipas Institutit Kiel të Gjermanisë.

TRENDING

Exit mobile version