Bota

Lufta në Ukrainë, viktima në qytetin e Kharkiv

Lufta në Ukrainë, viktima në Kharkiv, zjarr në një depo municionesh ruse

Numri i të vdekurve nga bombardimi rus i një kompleksi banimi në qytetin Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës ka shkuar në të paktën 19, përfshirë një fëmijë, si dhe mbi 40 të plagosur. Në orët e fundit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur shtatë trupa të tjerë në rrënoja. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një djalë 13-vjeçar.

Sulmet ruse goditën edhe qytetin Krasnograd, në rajonin e Kharkiv, ku një çift u vra dhe vajza e tyre 12-vjeçare u plagos rëndë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte në shënjestër “një bazë të përkohshme mercenarësh të huaj” në Kharkiv, duke vrarë 90 persona.

Dy fshatra rusë u evakuuan gjithashtu pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, vetem disa ditë pas shpërthimeve në një depo municioni në Krime. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar edhe se ka vendosur avionë luftarakë të armatosur me gjeneratën e fundit të raketave hipersonike në Kaliningrad,  enklava mes Polonisë dhe Lituanisë në qendër të tensioneve me Brukselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version