Luhet karta Hary Kane, Tottenham mban kapitenit për të bindur Antonio Conte

Harry Kane për të bindur Antonio Conte. Daniel Levy, presidenti i Tottenham Hotspur, ka luajtur kartën e tij të fundit, me shumë mundësi një lëvizje fituese, për të joshur ish trajnerin e Inter që të rikthehet në Premier League. Numri një i klubit ka siguruar Conte që kapiteni nuk do të largohet nga Londra pavarësisht interesimit asfiksues nga ana e Man.City. Sipas mediave angleze, Conte dhe Daniel Levy kanë gjetur një dakortësinë ndërmjet tyre çka mund të bëjë që në orët në vijim të njoftohet zyrtarisht arritja e marrëveshjes ndërmjet Conte dhe Tottenham Hotspur.

Tekniku italian, i ndodhur për momentin me pushime, pritet të marrë avionin e parë drejt Londrës për të mbyllur edhe detajet e fundit të kontratës. Gjithnjë sipas mediave angleze, jo vetëm Conte, në Londër këto ditë do të mbërrijë edhe Fabio Paratici i cili do të marrë postin e drejtorit sportiv tek Tottenham, së bashku me Conten, të dy pjesë e Juves në të kaluarën, do të përpilojnë së bashku merkaton për të rikthyer Tottenham konkurrues në Premier League.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin