Sport

Lukaku refuzon ofertën e re saudite, lojtari dëshiron vetëm Juventusin

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku ka marrë së fundmi një ofertë të re nga Arabia Saudite. Sipas informacioneve të Il Corriere dello Sport, kushtet kanë qenë edhe më të favorshme sesa i është ofruar lojtarit më parë.Megjithatë, belgu e refuzoi ofertën, pasi ishte i vendosur të shkonte vetëm te Juventusi në Torino.Kujtojmë se më herët Interi donte ta merrte Lukakun pas huazimit në mënyrë të përhershme. Me të mësuar për negociatat e sulmuesit me Juventusin, drejtuesit e Nerazzurrëve refuzuan shërbimet e sulmuesit, i cili kaloi gjithsej tre sezone në ekip.Lukaku shënoi 10 gola në 25 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar.

TRENDING

Exit mobile version