Maas: E ardhmja e rajonit në BE! Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformat e ndërmarra

Në fjalën hapëse të takimit virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë! Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha Maas.

Po ashtu, Maas shkroi edhe në Twiitter se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit”, shkruan Maas.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin