Bota

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi është çështje e sigurisë së Europës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka cilësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel si çështje të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Ai në fjalën e tij gjatë Samitit të Sofjes, ka përmendur disa lëvizje pozitive në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i 2020-ës, duke theksuar rikthimin e procesit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klan Kosova.

“Mosmarrëveshja në mes të Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane. Është qenësore që Bashkimi Evropian të udhëheqë ndërmjetësimin mes dy palëve në mënyrë që procesi i dialogut të përfundojë siç është më së miri”, është shprehur Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version