Kosova

Macron njoftoi pezullimin e vizave, reagon Prishtina zyrtare: Nuk kemi asnjë…

Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ministria thotë se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë vendim tjetër zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave. Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla ka treguar mbi procedurat se si do të mund të kthehej vendimi për liberalizim të vizave.

Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave. Nuk kemi asnjë informacion që një procedurë e tillë të jetë kërkuar apo nisur lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

TRENDING

Exit mobile version