Kosova

Mafia në lojë/ Paradokset dhe iluzionet e SHBA me Vuçiçin

Profesori marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, duke komentuar Samitin e Shkupit, tha se takime të tilla shprehin një lloj paradoksi.

“Përveç Kosovës, të cilën e prezantoi Albin Kurti, dhe Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Shqipëria janë shumë larg standardeve të BE-së dhe SHBA-ve. Në Serbi dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje, jo më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka garë në zgjedhje para së gjithash. Në konceptin teorik e filozofik, aty ku nuk ka as garë e as zgjedhje, aty syndon autokracia. Në rastin e Serbisë dhe të Shqipërisë regjimi është jo vetëm autokratik, por edhe kleptokratik” – deklaroi Butuçi, sipas të cilit, “prandaj dhe këto dy vende duhet të monitorohen si nga Brukseli edhe nga Uashingtoni”

“Problemi i dytë është se SHBA-të bashkëbisedojnë jo vetëm me dy autokratë, por edhe me dy liderë, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive dhe bashkëpunim të tmerrshëm me mafien. Aleksandër Vuçic dhe Edi Rama kanë krijuar një lidhje të frikshme me grupet mafioze në vendet e tyre dhe në Evropë, deri në Amerikën Latine” – theksoi analisti I njohur

Sipas tij, takimi në Shkup i James O’Brien me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, në mesin e tri vendeve të tjera të Ballkanit Perendimor, është një mister.

“Nga njëra anë presidenti Biden shpreh shqetësimin e tij se Serbia e Vuçic po shërben si kalë Troje në Europë i Vladimir Putin për të krijuar destabilitet, dhe nga ana tjetër ai trajtohet sikur në rajonin tonë e në Serbi nuk ndodh asgjë. Nuk e di se sa diplomacia perëndimore është e ndikuar nga iluzioni. Por e di se Serbia duhet testuar sa më shpejt se në cilën karrige do të qëndrojë. Në vend të këtyre takimeve dhe qokave politike, SHBA-të dhe BE duhet t’i caktojnë Serbisë një datë pranimi në BE, duke e kushtëzuar me njohjen de facto e de jure të Kosovës në një afat kohor gjashtëmujor maksimumi” – potencoi professor doktor Enver Bytyci.

TRENDING

Exit mobile version