Kronike

Makina bëhet mollë sherri mes të riut dhe policit

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi kundërshtoi blutë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat. I riu me iniciale K. K., do të përballet me akuzat për këtë vepër penale.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version