Kosova

Makina bie në lumin Lepenc, shpëton i riu

Një makinë me targa të Kosovës është aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë dhe ka rënë në lumin Lepencn një ditë më parë.

Bëhet fjalë për familje prej katër anëtarësh, ku djali 20 vjeçar ka shpëtuar, ndërsa trupat e prindërve dhe fëmijës tjetër 15 vjeçar nuk janë gjetur ende.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën, por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

TRENDING

Exit mobile version